5.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Dritëro Agolli dhe dentisti i Partisë Demokratike

Në një intervistë të vitit 1996, pyetjes së gazetarit: “Ju lutem një barcoletë, por një barcoletë që disi i bashkon shqiptarët?”, shkrimtari Dritëro Agolli i përgjigjet me shumë humor:

“Barcoletat janë si poezia. Ato nuk tregohen, kur kërkohen. Të thuash trego një barcoletë është njëlloj si të thuash: bëj një poezi. Madje unë deri tash barcoleta kam treguar, megjithëse jam pa dhëmbë. Kur shkova para nja dy vjetësh tek dentisti të hiqja një dhëmb , e pyeta:” në cilën parti je?” Ai më vështroi dhe më tha se pse e pyesja .

“Pyes , i thashë, se ju mjekët aq jeni politizuar , sa mund të politizoni edhe këtë dhëmbin, më shkulni bashkë me dhëmbin edhe nofullën për të më rinovuar”. Ai qeshi dhe u kënaq se ishte i Partisë Demokratike. Ishte burrë i mirë dhe nuk më mori asnjë lek . Kur ika , i thashë:” Dhëmbët janë proletarët e gojës. Këta proletarë u lodhën dhe unë nuk kam fuqi t’i udhëheq më tutje”.
Dentisti qeshi përsëri dhe ne u bëmë miq.”

Më Shumë

DKRSM-ja në Suharekë fton qytetarët të kontribuojnë për pasurimin e Muzeut të Edukimit

Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë në Komunën e Suharekës ka publikuar një thirrje publike drejtuar qytetarëve, me qëllim pasurimin e Muzeut të...

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në Prizren

Tre të dyshuar B.H., N.A., dhe D.P., janë arrestuar nën dyshimin për vjedhje në Poslishtë të Prizrenit. Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar...

Delirium

Lajmet e Fundit