10.8 C
Prizren
E hënë, 7 Tetor, 2024

Prizren: Burgim me kusht për policin që s’e kapi hajnin

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues me kusht ndaj të akuzuarit me iniciale H.M. nga fshati Reshtan, Komuna e Suharekës, për shkak se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Të akuzuarin H.M. gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim me kusht në kohëzgjatje prej 5 muajve i cili dënim nuk do të ekzekutohet në afatin e verifikimit prej 1 viti nëse i pandehuri nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit nuk kryen vepër tjetër penale.

Sipas gjykatës, i akuzuari është konstatuar se “me datën 07.05.2016, rreth orës 00:10 minuta në Suharekë, në cilësinë e rreshterit në Stacionin Policor në Suharekë, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk përmbush detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për M.P. me ç’rast i shkakton dëm N.B. në shumën prej 156 euro”.

Tutje thuhet se dëmi është shkaktuar “në atë mënyrë që i dëmtuari me iniciale N.B., pasi raporton se i është vjedhur një paletë me 39 thasë çimento, gjatë një pike të kontrollit të policisë është ndaluar M.P. i cili ka qenë duke drejtuar kombin me ngjyrë të kuqe dhe me 39 thasë çimento të ngarkuar që kanë qenë të vjedhur në oborrin e shtëpisë të dëmtuarit N.B., ashtu që përkundër këtyre fakteve rreshteri i policisë me iniciale H.M. duke shfrytëzuar autoritetin e tij nuk lejon që të ndalohet M.P. dhe të sekuestrohet përkohësisht çimento e vjedhur e cila do të shërbejë si provë materiale gjatë hetimeve dhe kombin si mjet me të cilin është kryer vepra penale”.

Më Shumë

Kosova i merr katër të arta në Kampionatin Ballkanik të xhudos

Katër të arta dhe një e bronztë është bilanci i medaljeve të fituara nga ekipi i xhudos në Kampionatin Ballkanik U-21, të mbajtur këtë...

Skandali më i madh në industrinë e muzikës! Çfarë duhet të dini për akuzat ndaj Diddy?

Sean “Diddy” Combs është arrestuar prej disa javësh tashmë, i akuzuar për trafikim seksual dhe shantazh. Prokurorët thonë se ai ka abuzuar dhe kërcënuar gra...

Lajmet e Fundit