3.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Aksident i rëndë në Landovicë, dy të lënduar (Video)

(E plotësuar) Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Landovicë të Prizrenit, në mes të një veture dhe një kamioni.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona. Lajmin për Telegrafin, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.

Ndonëse në media është raportuar se të lënduarit kanë qenë fëmijë, Berisha nuk ka dhënë detaje për këtë.

“Rreth orës 18:00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture me targa të huaja dhe një kamioni në Landovicë. Si pasojë janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Berisha.

Ai ka theksuar se dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e një tejkalimi të rrezikshëm, ndërkaq ka theksuar se policia dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/

 

Aksident i rëndë në Landovicë të Prizrenit, pesë të lënduar(Video)

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Landovicë të Prizrenit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.

Siç raporton RTV Besa, në këtë aksident janë lënduar pesë persona, në mesin e tyre dy fëmijë.

AKSIDENT I RËNDË NË LANDOVICË 2 FËMIJË MARRIN LËNDIME TË RËNDA

AKSIDENT I RËNDË NË LANDOVICË…SOT RRETH ORËS 18:00 KA NDODHUR NJË AKSIDENT I RËNDË KOMUNIKACIONI NË LANDOVICË TEK VENDI URA E LANDOVICËS ME ÇRAST JANË LËNDUAR 5 PERSONA NË MESIN E TYRE DY FËMIJË TË MOSHËS 10 VJEQARE, EMERGJENCA DHE POLICIA MENJËHERË KANË DALË NË VENDGJARJE…

Gepostet von RTV BESA am Mittwoch, 25. Juli 2018

Më Shumë

Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?

Teksa kanë kaluar dy vjet që kur një konsorcium prej katër kompanish fitoi një ankand për ndërtimin e një parku diellor në Rahovec, as...

Junior 06 dominon Megasportin në gjysmëfinalen e parë U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të thellë ndaj Megasportit me rezultat 98:49, në ndeshjen e parë gjysmëfinale...

Lajmet e Fundit