Serena Williams nervoze me testimet për droga në sport

Serena Williams është e nervikosur me testimet e rastësishme për droga në sport, duke thënë se ajo testohet më shumë se të gjithë teniserët e tjerë.

Ylli i tenisit e ka quajtur një gjë të tillë diskriminim, në një shkrim menjëherë pasi kishte përfunduar testin.

“Është ajo kohë e ditës kur “rastësisht” testohemi për drogë, dhe vetëm Serena testohet. Nga të gjithë lojtarët unë jam ajo që testohet më së shumti. Diskriminim? Mendoj se po. Të paktën do të mbajë sportin e pastër”

Serena ka fituar 23 Kampionate Grand Slam gjatë karrierës së saj, dhe nuk është e pazakontë që lojtarët më të mirë të testohen më shumë.

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Lajmet e Fundit