Anulohet vizita e ministrit Gashi në Dragash

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, e ka anuluar një vizitë të planifikuar në Dragash.

Sipas njoftimit të MKRS-së thuhet se arsyeja e anulimit është për shkak të vdekjes së veprimtarit të shquar, Adem Demaçi, në nderim të figurës së tij.

“Ju njoftojmë se anulohet vizita e ministrit Gashi nesër në Dragash, me rastin e vdekjes së veprimtarit të shquar, Adem Demaçi, në nderim të figurës së tij”, thuhet në njoftimin e MKRS-së. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit