13.8 C
Prizren
E shtunë, 12 Tetor, 2024

Ministri Gashi priti në takim krerët e Federatës së Futbollit të Gjermanisë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka pritur sot në një drek pune krerët e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, nënkryetarin e parë Rainer Koch dhe nënkryetarin tjetër Rainer Milkoriet.

Me këtë rast, ministri Gashi falënderoi për vizitën që përfaqësuesit e DFB-së ia bënë Kosovës po ashtu, falënderoi për kontributin që kanë dhënë për Kosovën në fushën e sporiti,gjatë takimit diksutuan lidhur me bashkëpunimin që do vazhdojnë ta kenë në të ardhmën.Gashi shprehu keqardhje për anulimin e ndeshjës testuse e cila është para parë të zhvillohet dje dhe ju tregoi që është anuluar në nderim të vdekjes së veprimtarit të shquar, Adem Demaçi.“Jam i gatshëm që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në fushën e sportit ne si Ministri e Sportit prioritet i yni është t’i mbështesim Federatat sportive dhe të jemi gjithmonë afër sportistëve tanë të cilët po na bëjnë krenarë me sukseset e tyre anë e kënd botës”, tha ai.

Duke u falënderuar ministrin për këtë mikpritje kaq të ngrohtë Rainer Koch, tha se me Kosovën ka disa momente të mira.“Kur jam këtu nuk kam si të mos e kujtoj ish presidentin Vokrri i cili ishte një njeri i madh dhe unë pata rastin ta takoj në kongresin e FIFA-s më 13 maj 2016 e ku në atë kongres unë për herë të parë po e përfaqësoja DFB dhe me kujtohet mirë fjalimi i ish presidenti Vokrri por edhe kundërshtimi i kryetarit serb.

Unë këtu jam të përfaqësoj jo vetëm veten time por edhe DFB-në dhe ju siguroj se do të vazhdojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat sa i përket zhvillimit të një ndeshje”, ka thënë ai./

Më Shumë

Bashkimi i pamposhtur, “shkrin” Borën

Bashkimi vazhdon të jetë skuadra e vetme e pamposhtur në ProCredit Superligë. Në xhiron e katërt shënuan fitore ndaj Borës me rezultat 91:78 (25:9, 18:31,...

Mot me vranësira, reshje shiu dhe rrufe sot, me temperatura deri 19°C

Për ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku kohë pas kohe pritet të...

Lajmet e Fundit