3.8 C
Prizren
E martë, 26 Nëntor, 2024

“DokuFest” promovon barazinë gjinore me “E ardhmja është vajzë”

Vitin e kaluar festivali ndërkombëtar më i madh në vend i filmit dokumentar dhe të shkurtër, me njërin prej sloganeve të tij kishte parashikuar se e “Ardhmja është vajzë”. Ky parashikim sivjet është përjetësuar me përfshirjen e një numri të madh të grave në programin e “DokuFestit”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pikërisht në kohën kur kampanjat “MeToo” e “TimesUp” kanë nisur nga gratë e industrisë së filmit, ky festival, nga gjithsej 260 filma sa ka në program, 101 i sjell të realizuar nga gratë. Kësisoj “DokuFesti” prej datës 3 deri më 11 gusht, përveç tjerash, do të shndërrohet në një platformë që promovon barazinë gjinore.

“Jo më pak se 101 regjisore gra kanë filmat e tyre në festival, një testament absolut për sloganin ‘Future is a Girl’, të cilin jemi shumë krenarë që po e lansojmë këtë vit”, shkruhet në njoftimin e “DokuFestit”. Aty po ashtu thuhet se një pjesë e programit këtë vit i dedikohet fuqisë së gruas në programin e kuruar mjeshtërisht nga bashkëpunëtorja e festivalit Pamela Cohen dhe Sezgin Boynik, të cilët kanë kuruar programin e kinemasë eksperimentale ku krejt filmbërësit janë gra.

Sipas drejtorit artistik të festivalit, Veton Nurkollari, përfshirja e grave në numër të madh e bën këtë edicion të veçantë.

“Vetë fakti se në festival kemi një numër të madh të filmave nga femra, qoftë si regjisore ose si producente, dhe po ashtu një numër të konsiderueshëm filmash nga femrat për femrat ose për çështjet gjinore, e bën këtë edicion të veçantë. Dhe për mendimin tonë, pa dyshim kontribuon në vazhdimin e debatit rreth barazisë gjinore në shoqërinë kosovare, duke kontribuar njëkohësisht në fuqizimin e grave në shoqëri”, ka thënë Nurkollari. Krijimin e hapësirës për gratë në industrinë e filmit, ai ka thënë se, organizatorët e shohin si shumë të rëndësishme.

Më Shumë

Kobra sërish deklarohet i pafajshëm për vrasjen në Prizren

Edhe në shqyrtimin gjyqësor, Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli janë deklaruar të pafajshëm lidhur...

‘Her World, Her Rules’: Sporti kundër dhunës ndaj grave në Dragash

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) organizoi një aktivitet të veçantë në Dragash, në kuadër të kampanjës ndërkombëtare të FIBA-s, “Her World, Her Rules”...

Lajmet e Fundit