Policia nuk ka njohuri për sulmin me shishe uji në Kuvendin e Prizrenit

Pas incidentit që ka ndodhur dje në Kuvendin Komunal në Prizren ndërmjet Bardh Avdaj nga radhët e PDK-së, i cili ka gjuajtur me shishe uji në drejtim të Kryesuesit të Kuvendit, Artan Abrashi, ky i fundit duket se nuk e ka paraqitur sulmin ndaj tij në polici.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha tha për KALLXO.com se, policia nuk është e njoftuar për këtë rast.

“Rreth sulmit të djeshëm në Kuvendin Komunal në Prizren nuk ka ndonjë rast të hapur, nuk është ankuar askush, policia në Prizreni nuk ka informacione për këtë rast”, ka thënë Berisha.

Ndërsa kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se juristët që gjenden në Komunën e Prizrenit do të merren me këtë rast.

“Duhet të merren masa, nuk është në rregull ajo që ka ndodhë, unë personalisht nuk e di si janë procedurat për këtë por do të merren me këtë rast juristët e Komunës”, ka thënë Haskuka për Kallxo.com.

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Lajmet e Fundit