Policia me aksion kundër ngacmuesve seksual në DokuFest

Policia e Kosovës ka marr një aksion në komunën e Prizrenit gjatë kohës kur është duke u mbajtur festivali i filmit “DokuFest”.

Ka shtatë ditë që ka filluar Dokufest në qytetin kulturor të Prizrenit dhe deri tash policia ka raportuar për një rast të ngacmimit seksual.

Hazir Berisha zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka thënë për Gazetën Insajderi se tash e disa ditë janë në aksion për t’i marr të gjitha veprimet e mundshme për çdo pa rregullsi në festival.

“Deri tash kemi pas një vetëm një viktimë, shtetase e Irlandës e cila ka raportuar që është ngacmuar seksualisht në rrugën e kalasë dhe për shumë pak orë kemi arrestuar personin e dyshuar dhe pë rmomentin ai është në arrest”, ka thënë Berisha për Insajderin.

Ndër tjera Berisha ka treguar se në teren ka policë hetues dhe civil të cilët janë duke e përcjell situatën.

Festivali Dokufest i cili mbahet çdo vit në qytetin e Prizrenit mbledh mijëra vizitues, adhurues të filmit, dhe muzikës. /Insajderi.com

Më Shumë

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit