Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e rëndë në Suharekë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale Y.G. nga fshati Shirokë, Komuna e Suharekës.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të vrasjes së rëndë në tentativë dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 08.08.2018 nga ora 20:00 dhe do të zgjasë deri më datën 08.09.2018.

“Sepse në ditën kritike i pandehuri me dashje vë në rrezik jetën e njerëzve, në atë mënyrë, tenton të privojë nga jeta personin tjetër ashtu që pas një mosmarrëveshje që ka pasur me të dëmtuarin me iniciale D.K. lidhur me pengimin e automjetit në qarkullimin e komunikacionit, ndaj tij shkrep një herë me pistoletë, e cila predhë e godet tokën dhe si pasojë e rikosheje e godet të dëmtuarin me iniciale M.T. të cilit i shkaktohen lëndime trupore, ndërsa më pas i pandehuri ndalohet nga qytetarët që të vazhdojë të shtënë në drejtim të dëmtuarit me iniciale D.K.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Themelore të Prizrenit.

Më Shumë

Trepça fiton dramën në Prizren, një fitore larg titullit kampion

Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimi me rezultat 80:84 në palestrën “Sezai Surroi”, duke krijuar epërsi 3:0 në serinë finale të “Play-off”-it...

OVL-UÇK në Prizren i dhuron motor elektrik invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se, falë donacionit të kompanisë “Sat Styro”, është dhuruar një motor elektrik për...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit