7 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

iPhonat e Prizrenit dhe Rakia e Presidentit

Denis GALUSHI

Ditëvë të fundit në rrjete sociale po qarkullon një storie televizive e cila përcakton “qendrimin e Prizrenit’’ për bojkotimin e mallrave elektronike amerikane, kryesishtë Iphonat, nga presidenti i Turqisë, Rejep Taip Erdogan.Dy emocione i përjetova gjatë shikimit të stories; dëshprim dhe kënaqesi

E para, lidhët me gjeneralizimin i prizrenasve më tre intervistues, e që nuk ishin prizrenas , por shtetas turk.
E dyta, patriotizmi dhe gatishmëria e popullit (turistë turk) për ta dërguar mesazhin në vënd, i dhënë nga Lideri i tyrë për t’mirën e vendit.

Dhe e treta, ironia e kolegëvë dhë miqve t’mi, të cilët, në hyrjë të objekti të punës më parashtorjnë pyetjen; ‘’’Denis, ka sah po shkojnë iphonat në Prizren?’’

Sidoqoftë, do të shkruaj veç për ate së çfarë ishtë mbresëlënëse për mua, e bësoj që edhe ju duhët ta mërrni si shembull.

Për dallim nga ne, që secilën fjalë të politikanëvë tanë më e dimë përmëndsh, qoftë gënjështër apo e vërtet, ku më këtë ka humbur shpresa, dashuria për atdheun dhe është shtuar pesimizmi, turistët edhe pse nuk ishin prezent në vendin e tyre, gjatë intervistës treguan dashuri, optimizëm dhe jo tradhti ndaj vendit të tyre.

Ata thanë; ‘’Nësë blërja e pajisjeve elektronike nga një vend i huaj ndikon negativishtë për vendin tonë, Turqinë, atëherë më mirë është të bojkotojmë, ashtu siç tha edhe vetë presidenti. Kjo është më pozitive për shtetin tonë’’.

E, ne, çfare kishim me bo?

Çdo i dyti apo i treti i cili e ka lëshuar Kosovën apo dëshrion ta bënë këtë, në mundësinë e parë do të kishtë thonë;

‘’Kurrë mos ia pafsha syt më Kosovës’’.
‘’Lë t’bëhën copa’’.
‘’Kujt po ia ndinë për telefona, allahile’’,
‘’Por çfarë rritje të ekonomisë’’…

Pra, gjërat primare i kishim bo sekundare, dhe ishim marrë më ato krejtesishtë terciale.
Ashtu siç nuk jemi duke u marr tani për tani.
Ne publikojmë faturat e shpenzuara për drekë dhe darka të udhëheqësve tanë para pothuajse dhjetë viteve ku nga ajo punë veç sa do të hidhërohëmi më shumë dhe asgje s’mund të ndryshojmë.

Aq shumë merremi me të kaluarën, sa që i kem harruar gjerat të cilat na prekin direkt xhepin tonë, si p.sh;

– dhenia e bursavë për nxënësit e shkollës mesme dhe fillore
– ngritja e pensioneve për pensionistët tanë
– njohja e stazhit të punës gjatë vitëve të nëntëdhjeta për
mësimdhënës tanë
– ngritja e zërit kundër çmimit aktual të naftës
– ngritja e zërit për fatura t’fryera të rrymës
– ngritja e zërit për mungesë të barnave nëpër spitale tona…

Dhe shumë gjëra tjëra, e në flasim për marrëdhëniet Amerikë – Turqi, kah sah po shkojnë iphonat në Prizren, rakia e dardhës dhe vera e kuqe e Presidentit…

Mos harroni së; Amerika dhe Turqia janë aleat të NATOS. ‘’Ahmeti dhe Jamesi’’ sërish do të komunikojnë përmës Iphonit apo Samsungut.

Presidenti sërish do të pijë raki dardhe apo kumbulle, për nxënësit tanë do të shkojnë në shkollë më duar dhe xhepa t’thata, e pensionistët do të prësin rend ne bankomata për pare që as barnat nuk iu dalin me ble…

 

Më Shumë

Mbi 1 mijë e 700 tiketa trafiku shqiptoi policia gjatë një dite

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 746 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit. Gjatë kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 36 aksidente me...

Dominimi i Ballkanit: Klubi, futbollisti dhe trajneri më i mirë për vitin 2024

FC Ballkani ka vulosur edhe një herë statusin e tij si fuqia kryesore në futbollin kosovar, duke fituar tre çmime madhore për vitin 2024....

Lajmet e Fundit