18.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

New York Times i kushton artikull “Sunny Hill”

Gazeta amerikane, New York Times i ka kushtuar një artikull Dukagjin Lipës, babait të Dua Lipës për organizimin e “Sunny Hill Festival”, festival ky që solli në Prishtinë disa yje të skenës botërore si vajzën e tij,  Dua Lipa, Martin Garrix dhe Action Bronson.

Prestigjiozja amerikane shkruan në detaje për festivalin dhe biografinë e Dukagjinit si dhe kontekstin politik në të cilin gjendet Kosova, përcjell Klan Kosova.

Lipa ka folur për sfidat që kishte në organizimin e këtij festivali duke cekur edhe çmimin e lartë të biletave bazuar në standardin e Kosovës.

“Themelimi i festivalit treditor Sunny Hill – i kryesuar nga vajza e tij, ylli i popit Dua Lipa ishte i vështirë.”, vazhdon shkrimi

“Asnjë promotor nuk do të vinte me dëshirë në Kosovë. Është një makth logjistik. Është një makth financiar, ” tha Lipa për NYT, kur u pyetën pse askush nuk ishte organizuar një ngjarje e ngjashme më parë.

Ai tregon sesi kishte blerë pajisje skenike në vlerë të dy milionë dollarëve në Rumani

Në artikull theksohet gjithashtu se bileta në vlerë prej 55 eurove, ose rreth 62 dollarë ishte e lartë për  të rinjtë.

Mbi gjysma e 15 deri 24 vjeçarëve të Kosovës janë të papunë sipas Kombeve të Bashkuara, kështu që ata kanë pak të ardhura.

Lipa tha se biletat ishin të lira aq sa ishte e mundur për shkak se po përpiqej të organizonte një ngjarje sipas standardeve ndërkombëtare, duke përfshirë edhe sjelljen e këngëtarëve të njohura botërore si vajza e tij, Dua Lipa.

Edhe biografia e Dua Lipës zuri vend në këtë shkrim.

“Ylli i popit ka lindur në Londër, por kaloi katër vjet të fëmijërisë së saj në Prishtinë. Ajo bisedon rregullisht për rrënjët e saj në intervistat dhe para 16 milionë ndjekësve në Instagram-it. Muzikantë të tjerë kosovarë, si Rita Ora, kanë zgjuar gjithashtu shumë vëmendje në vend”.

Dukagjin Lipa flet edhe për imazhin e Kosovës në botë.

Kosova në mendjen e shumë të huajve është ende e formësuar nga lufta e fundit, në të cilën kryengritësit shqiptarë etnikë luftuan për pavarësi nga Serbia dhe kriza e refugjatëve që pasoi, transmeton Klan Kosova.

Ai shtoi se shumë njerëz kur e pyesin se nga është ai dhe kur thotë “Kosova”, ata shpesh i përgjigjën:”Oh, sa e trishtuar, ndihem shumë keq për ty”.

NYT përmend edhe artistët shqiptarë që performuan në koncert si Mc Kresha dhe grupi Jericho.

Poashtu theksohet se audienca ishte thuajse e tëra e përbërë nga shqiptarë të Kosovës dhe se Dua Lipa që është po ashtu shqiptare u vesh me rroba kuq e zi duke simbolizuar flamurin shqiptar. Por këngëtares shqiptare iu bashkua edhe Action Bronson, babai i të cilit është me origjinë shqiptare, para mijëra fansave shqiptarë bashkë me të tjerët bënë simbolin e shqiponjës me duar.

Më Shumë

Policia e Kosovës ka një apel për shoferët: Kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend. Në...

Një person i kërkuar arrestohet në Prizren dhe dërgohet në vuajtje të dënimit

Stacioni Policor në Prizren vazhdon angazhimin e tyre në ruajtjen e rendit publik dhe ekzekutimin e urdhërave gjyqësore. Sot, më 26 prill 2024, një operacion...

Lajmet e Fundit