PSG, ofertë marramendëse për Rakitic

Barcelona mund të mbesë pa Ivan Rakitic, i cili mund të transferohet te Paris Saint-Germain këtë verë – por jo si shkëmbim me Adrien Rabiot.

Klubi katalunas e pëlqen lojën e Rabiot, dhe shpreson se mund të arrijë marrëveshje me francezin tani.

Por, kroati, Rakitic, duket se do të largohet nga ”Camp Nou” në drejtim të Parisit, transmeton IndeksOnline.

E përditshmja, SPORT, shkruan se ndonjë marrëveshje për 30-vjeçarin nuk do ta përfshijë në ofertë Rabiotin.

Sipas gazetës në fjalë, PSG nuk është e interesuar për largimin e 23-vjeçarit, i cili është zhvilluar në akademinë e klubit.

Para kësaj, Paris Saint-Germain ka bërë gati 100 milionë euro për transferimin e Rakitic duke shpresuar në finalizimin e marrëveshjes.

TE

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Lajmet e Fundit