Chelsea e blindon yllin e skuadrës, i dëshpëron klubet e Madridit

Synimi i Atletico Madridit për afatin kalimtar veror, mbrojtësi i majtë i Chelseat, Marcos Alonso, nuk do të lëvizë nga “Stamford Bridge” këtë verë.

Chelsea nuk është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat për Alonson, sipas Daily Mail, përcjell Gazeta Express.

Raportohet se Atletico është shumë i interesuar për ta kthyer 27-vjeçarin në vendlindje.

Më parë është raportuar se edhe gjiganti tjetër spanjoll, Real Madridi, kishte shprehur interesim për Alonson.

Por, të kaltrit do të këmbëngulin për të mos e lëshuar Alonson, i cili është bërë pjesë e pandashme e skuadrës londineze.

Më Shumë

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit