11.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Në fundgusht nisin hapat vendimmarrës për vizat

Trajtimi i çështjes së vizave në mbledhjen e Komisionit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE), që do të mbahet më 29 gusht, paraqet hapin e parë të vendimmarrjes për vizat, pas rekomandimit pozitiv të dhënë nga Komisioni Evropian (KE). Ministrja e Integrimit Dhurata Hoxha është shprehur e bindur se vendimi në LIBE do të jetë pozitiv sa i përket liberalizimit, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Në fund të këtij muaji pritet të vazhdojë rrugëtimi i procesit të liberalizimit të vizave. Trajtimi i çështjes së vizave në mbledhjen e Komisionit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE), që do të mbahet më 29 gusht, paraqet hapin e parë të vendimmarrjes për vizat, pas rekomandimit pozitiv të dhënë nga Komisioni Evropian (KE). Ministrja e Integrimit Dhurata Hoxha është shprehur e bindur se vendimi në LIBE do të jetë pozitiv sa i përket liberalizimit.

Edhe njohësit e procesit të integrimit vlerësojnë se çështja e vizave në komisionin LIBE, i cili është në kuadër të Parlamentit Evropian (PE), do të kalojë pa ndonjë problem. Ndërkaq votimi në këtë komision i hap rrugë kalimit të liberalizimit në Parlament dhe në Këshill të Ministrave.

Përderisa votimi në PE bëhet me shumicë të thjeshtë, votimi në Këshill vlerësohet të jetë më i vështirë, pasi që ka disa vende anëtare të BE-së të cilat janë skeptike ende sa i përket liberalizimit. Megjithëkëtë, drejtues të institcioneve në Kosovë janë shprehur të bindur se qytetarët do të mundë të lëvizin lirshëm përgjatë këtij viti, porse përfaqësuesit e opozitës vazhdojnë të potencojnë se këtë vit nuk do të ketë mundësi që qytetarët të lëvizin në zonën Shengen.

Më Shumë

Bashkimi dhe Bora përballen sonte në Prizren për epërsinë në seri

Gjysmëfinalet e “Play-off”-it në basketbollin kosovar vazhdojnë sonte me një duel shumë interesant mes Bashkimi dhe Bora. Seria aktualisht është e barabartë 1:1, duke e bërë...

Punimet në rrugën Korishë-Kabash, Basha: Do të nxisë zhvillimin lokal dhe turizmin

Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Korishë–Kabash, një projekt infrastrukturor me vlerë 4.1 milionë euro dhe gjatësi prej 6.7 kilometrash. Lajmin e ka bërë...

Lajmet e Fundit