-0.4 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Prizren: “Çikat” në mision për ruajtjen e traditës

Kalaja e Prizrenit në ditët kur po mbahej festivali ndërkombëtar i filmit të dokumentar dhe të shkurtër, “DokuFest”, u mbush përplot. Jo për filma, por për një koncert të veçantë.

Dhjetë vajza e gra të moshave të ndryshme u ngjitën në skenë. Të veshura me veshje kombëtare, kënduan ato që njihen si “Këngë të çikave”.

Për shumë vite këto këngë ishin një nga mënyrat e pakta që gratë kosovare ta shprehnin veten. Përmes zërit të tyre, këngëve me tekste që i dedikohen pikërisht vajzave të reja para martesës dhe grave në përgjithësi, ato i këndojnë jetës, dashurisë, vuajtjes e gëzimit. Këngë të tilla për vite të tëra janë bartur brez pas brezi tek gratë që i këndonin dhe vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë nëpër ahengjet që ndryshe njihet edhe si kanagjeq apo “nata e çikave”.

Grupi i vajzave dhe grave u ngjitën në skenën e “DokuFestit” për të kënduar këngë popullore me def, të cilat këndohen për të shënuar ceremoni të ndryshme shoqërore. Ishte hera e parë për to në një skenë të tillë, para një publiku që ishte i përbërë nga vendas dhe ndërkombëtarë. Me këtë ato ndanë një pjesë të trashëgimisë së shoqërisë kosovare duke performuar në skenën nën qiell të hapur në maje të Kalasë. Dhjetëshja është bërë bashkë në grupin që quhet thjesht “Çikat”. /Koha Ditore/

Më Shumë

Mot i acartë në ditët në vazhdim, Viti i Ri me fjolla bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme...

Shoqërohet në polici një person në Suharekë, dyshohet për fotografim të votës

Një person është shoqëruar në stacion policor nën dyshimin për fotografim të votës. Rasti ka ndodhur në fshatin Gelanc të Suharekës. Lidhur me procedimin e këtij...

Lajmet e Fundit