9.6 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

MMPH miraton ankesën e operatorit, anulon vendimin e Komunës së Prizrenit

Drejtoria e qendrës tregtare “Abi Çarshia” që është në ndërtim e sipër në rrugën “Tirana” në Prizren, ka njoftuar se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka miratuar ankesën e këtij operatori dhe ka anuluar aktvendimin e 31 korrikut 2018 të Drejtorisë së Inspektorateve të Prizrenit.

Në deklaratën e “Abi Çarshia” thuhet se veprimi i fundit i Komunës së Prizrenit nuk do të reflektohet në punën për përfundimin e punimeve në pjesën tjetër të projektit, ku janë planifikuar lokalet dhe pjesa më e madhe funksionale e “ABI Çarshisë”.

“Pas informatës së shpallur në opinion nga Komuna e Prizrenit në lidhje me ekzekutimin e vendimit nga Drejtoria e Inspektorateve e Prizrenit për rrënimin e një pjese të projektit “ABI Çarshia”, drejtoria e saj informon opinionin se ky veprim nuk do të reflektohet në punën dhe planin tonë operativ për përfundimin e punimeve në pjesën tjetër të projektit ku janë planifikuar lokalet dhe pjesa më e madhe funksionale e “ABI Çarshisë”. Më tej theksohet se po bëhen përgatitjet përfundimtare për hapjen e kësaj qendre tregtare.

Nga ana tjetër drejtori i Inspektorateve të Prizrenit, Islam Thaçi, ka theksuar se MMPH-ja me vendimin e fundit ka rënë në kundërshtim me vendimet e mëparshme që i kishte marrë për këtë rast. “Aty ka Plan Rregullativ të Hollësishëm, që është miratuar edhe nga MMPH-ja dhe operatori në fjalë e ka shkelur atë”, ka thënë Thaçi. Ai ka shtuar se çështja në fjalë nuk mund të trajtohet me Ligjin për legalizim, sepse me Planin Rregullativ të Hollësishëm parashihet që aty të jetë rruga. “Për më shumë Zyra ligjore e MMPH-së me nxitim ka marrë vendimin, pa e marrë raportin e inspektorëve të MMPH-së”, ka thënë Thaçi

Më Shumë

Përkujtohet Beteja e Kabashit në Prizren – një nga betejat më heroike të UÇK-së

Sot, për nder të 27-vjetorit të Betejës së Kabashit, zyrtarë të ekzekutivit të Prizren, së bashku me familjarë të të rënëve, përfaqësues të shoqatave...

Totaj priti Igballe Rogovën/Do të forcojmë mekanizmat kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova, së bashku...

Lajmet e Fundit