22.2 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Paraburgim të dyshuarit që i bëri për spital policët në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale L.B. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit, më 27.08.2018 rreth orës 14 në Prizren, në rrugën “Ismajl Kryeziu” Arbanë, i dyshuari i kanosi dhe sulmoi zyrtarët policor – të dëmtuarit me iniciale R.TH. dhe L.TH, të cilëve u shkaktoi lëndime trupore.

Si pasojë e lëndimeve të shkaktuara, sipas njoftimit të Gjykatës, zyrtarët policorë kanë kërkuar trajtim mjekësor pranë Spitalit Rajonal në Prizren “Emergjenca”, të cilët ishin në pikë kontrolli sipas detyrës zyrtare, lidhur me sigurinë e përgjithshme dhe ruajtjen e rendit publik.

Masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 27.08.2018 nga ora 14:00 dhe do të zgjasë deri më datën 27.09.2018.

Më Shumë

Shorter – Cheese, duel i yjeve në gjysmëfinale të Play-off-it

Gjysmëfinalja e “Play-off”-it në ProCredit Superligë mes Bashkimit dhe Borës ka prodhuar një nga duelet më të forta individuale të sezonit, ku Shannon Shorter...

Nesër bllokohet rruga “Halil Berisha” në Prizren për shkak të punimeve në kanalizim

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar qytetarët se nesër, më 06 maj 2026, nga ora 08:00 deri në 17:00, rruga...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit