19.7 C
Prizren
E premte, 26 Shtator, 2025

PDK në Prizren: 7 mjekë u larguan nga procesi mësimor në shkollën “Luciano Motroni”

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren, thotë se 7 mjekë, mësimdhënës në shkollën e mjekësisë “Luciano Motroni”, janë larguar nga puna.

Sipas këtij subjekti politik, në këtë shkollë orët e lëndëve mjekësore nuk janë duke u mbajtur.

“Arsyet janë të qarta politike, që të largohen mësimdhënësit me përvojë dhe të sillen militantët e tyre partiak. Drejtoria komunale e arsimit në Prizren, shpall konkurs duke shkelur Udhëzimin Administrativ 05/2015-Normativi për mësimdhënësit e arsimit profesional, Ligjin e Punës Nr.3/L-212-2010, Ligjin e Arsimit Parauniversitar Nr. 04/L-032-2011, Ligjin për Arsim në Komuna Nr.03/L-068-2008, Ligjin për Arsimin dhe Aftësimin Profesional Nr. 04/L-138-2013, ku largon mjekët specialistë dhe shpall konkurs për mjekë të përgjithshëm duke anashkaluar legjislacionin në fuqi, dhe të arrijë qëllimet për interesa të tyre partiake”.

Mësimdhënësit e larguar nga kjo shkollë, në këtë institucion shkollor punojnë me dhjetëra vite:
Sharr Vezgishi – mjek specialist, 28 vite përvojë pune në këtë shkollë.
Nazif Ahmeti- mjek specialist, 16 vite përvojë pune në këtë shkollë.
Genc Muja- mjek specialist, 18 vite përvojë pune në mësimdhënie.
Nexhip Berisha- mjek specialist, 8 vite përvojë pune në këtë shkollë.
Shenasi Xhemaj- mjek& psikolog, 3 vite përvojë pune në këtë shkollë.
Filiz Hashani – mjeke, 19 vite përvojë pune në këtë shkollë.
Armend Fejza- mjek, 10 vite përvojë pune në këtë shkollë.

“Çfarë cilësi pritet të ketë në këtë shkollë, pas këtij vendimi skandaloz ? “

“ShMLM “Luciano Motroni’’ në Prizren, ndër vite ka qenë shkolla më e mirë në nivel të Kosovës për cilësi, kjo është vlerësuar nga DKA në Prizren dhe MASHT-i. Kjo cilësi është arritur fal angazhimit dhe përvojës shumëvjeçare të këtyre mësimdhënësve profesional mjek- specialist dhe mësimdhënësve tjerë që punojnë në këtë shkollë”.

“Bazuar në kualifikimin, përvojën, performancë e këtyre mësimdhënësve, duket qartë se problemi është politik, ku drejtori i DKA në Prizren, Skënder Susuri, vepron në mënyrë selektive, ku nuk vepron njëjtë dhe nuk hapë konkurse për mësimdhënës të cilët nuk janë adekuat apo të kualifikuar, dhe ku numri i tyre është mjaftë i lartë. Në krejt këto lojëra politike të DKA-së në Prizren të vetmit që pësojnë janë nxënësit”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Plagoset një i mitur në Kijevë të Malishevës

Një plagosje ka ndodhur sot në fshatin Kijevë të Malishevës, ku një i mitur është qëlluar me armë zjarri, nga një i mitur tjetër. Rastin...

50 vite në malet e Sharrit, bariu Ismet Ademi me marakun e Përparim Hasanit

Dimër apo verë, borë apo diell – kjo natyrë magjike të mahnit, të mbush shpirtin: Malet e Sharrit! Në çdo grykë, në çdo shteg, natyra...

Lajmet e Fundit