Malisheva përkujton viktimat e 11 shtatorit

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar edhe nga drejtorët e drejtorive komunale dhe zyrtarë të tjerë, sot i kanë përkujtuar dhe kanë bërë nderime para flamurit amerikan, me rastin e 17 vjetorit të sulmit terrorist në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Sikur çdo herë tjetër, edhe sot, ne jemi me popullin amerikan dhe me familjarët e viktimave të 11 Shtatorit 2001, ku humbën jetën mijëra njerëz të pafajshëm. Ne shqiptarët e dimë më së miri se çka do të thotë të humbësh anëtarët e familjes, pasi këtë e kemi provuar gjatë luftës, andaj ne sot jemi me të gjitha ato familje që i kanë humbur njerëzit e tyre, në Qendrën Tregtare Botërore, në New York”, ka thënë Begaj, me rastin e përkujtimit të 11 Shtatorit të vitit 2001.

Më Shumë

Sot Liria dhe Dinamo përballen në sfidën e barazhit

Sot zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë, duel që do të përcaktojë skuadrën finaliste për një vend në Superligën e Kosovës për...

Vajzat e Junior 06 kampione të Kosovës në U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kosovës, pas fitores ndaj Vushtrria Basket me rezultat 67:45 në ndeshjen...

Lajmet e Fundit