-1.8 C
Prizren
E hënë, 13 Janar, 2025

Simitçi: Çështja e zgjedhjes së nënkryetarit për komunitete duhet të lihet në vullnetin e Haskukës

Drejtori i Ekonomisë dhe Financave në Komunën e Prizrenit, Ertan Simitçi përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook ka shprehur shqetësimet në lidhje me mbrojtjen dhe përdorimin e të drejtave ligjore të komuniteteve në Komunën e Prizrenit.

Ai tha se komunitetet hasin në probleme të ndryshme qoftë në nivelin komunal ashtu edhe në atë qendror.

Ai këto komente bëri gjatë një emisioni televiziv në TV Opinion, e cila ishte mbështetur nga KDI në kudër të projektit “Mundemi së bashku” – i përkrahur nga Ambasada e Çeke në Prishtinë, transmeton Gazeta e Re.

“Disa nga vështirësitë që kemi përjetuar ne si komunë kanë qenë në lidhje me përdorimin dhe mbrojtjen ligjore e të drejtave të komuniteteve si dhe qasjen në dokumentet zyrtare. Mendoj se për të zgjidhur këtë problem duhet të formohen mekanizmat adekuate, të zhvillohen burimet njerëzore si dhe të vetëdijesohen nëpunësit civil në lidhje me këtë dukuri”, tha Simitçi.

Nga ana tjetër, kundër pyetjes për emërimin e zëvendëskryetarit përgjegjës për komunitetet, Simitçi tha se dilemat që lindin gjatë emërimit të zëvendëskryetarit përgjegjës për komunitete në Komunat të banuara me komunitete janë të rrënjosura në Udhëzimin Administrativ të datës 01/2014 ku komunitetit serb iu është dhënë një prioritet më të avancuar dhe se drejtat e tyre janë marrë në ruajtje të ngurtë.

“Përderisa urdhri administrativ i datës 01/2014 është në fuqi të gjitha komunat do të kenë probleme politike, pasi që ky urdhër administrativ ka marrë kompetencat e kryetarit të komunës në këtë çështje. Derisa nuk marren masa adekuate nga organet në nivelin qendror ose nga parlamenti, komuniteti serb gjithmonë do të gëzoj këtë të drejtë. Unë kam argumentuar se ky urdhër i datës 01/2014 duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtuese”, shtoi Simitçi.

Ai tha se në demokraci, asnjë rregullim nënligjor nuk mund të përjashtohet për shkak të interesave politike.

“Unë besoj se këtë problem mund të zgjidhim atëherë dhe vetëm atëherë nëse veprojmë në bashkëpunim të plotë me komunitetet të tjera përkundrazi ky problem do të vazhdoj dhe do të trashëgohet në gjeneratat e ardhshme dhe ne do të bëjmë një politik veç sa për të shpëtuar ditën. Të gjitha përfaqësuesit e komuniteteve njashtu edhe ata të shqiptareve duhet të zbatojnë një “veprim politik” për të hequr fuqinë e këtij udhëzimi administrativ. Mendoj se çështja e zgjedhjes së nënkryetarit përgjegjës për komunitete duhet t’i lihet vullnetit politik të kryetarit të komunës, siç ishte para vitit 2014”, nënvizoj drejtori i financave Ertan Simitçi. /Gazetaere.com/

Më Shumë

Vrasje në tentativë në një lokal në Malishevë, plagoset me armë zjarri një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të vrasjes në tentativë në Malishevë. Rasti ka ndodhur të premten në ora 03:25. “Është raportuar se...

Zymi i Hasit të Prizrenit, fshati që popullohet vetëm në festa

Zymi i Prizrenit ka resurse të mjaftueshme për t`u vizituar nga turistë të huaj e vendorë. Në përditshmëri ai është i heshtur, pasi mbi...

Lajmet e Fundit