Klubi kryeqytetas, Z Mobile Prishtina ka triumfuar ndaj prizrenasve të Bashkimit në finalen e Superkupës së Kosovës me rezultat 88-50.
Nën organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) sot (e diel) në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë është zhvilluar ndeshja e Superkupës së Kosovës.
Në fund fitore bindëse kanë shënuar kryeqytetasit, të cilët në çdo çerek ishin dominues dhe në fund triumfuan me rezultat 88-50.
Çereku i parë ndeshjes përfundoi në të mirë të ‘Plisave’, të cilët shënuan 27 pikë, për dallim nga prizrenasit që shënuan vetëm shtatë.
Edhe në çerekun e dytë, Prishtina ishte më e mirë duke triumfuar me rezultat 24-16 dhe shkuan në pushim me epërsi prej 28 pikëve pranë rezultatit 51-23.
Pjesa e dytë nisi më mirë për djelmoshat e Bashkimit të cilët arritën ta fitojnë çerekun e tretë me rezultat 14-12, por rezultati i përgjithshëm ende ishte i thellë 63-37.
Në çerekun e katërt Prishtina ishte më e mirë dhe arriti të fund të triumfojë me rezultat 88-50 apo plot 38 pikë epërsi.
Më i miri në këtë fitore të Prishtinës ishte AJ Devis me 18 pikë, 7 kërcime e katër asistime dhe Valon Bunjaku me 14 pikë, 8 kërcime e 8 asistime. /Telegrafi/