7.8 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

Grupi Punues për Vizat, javën tjetër në Kosovë

Grupi Punues për Vizat (COWEB), i cili funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian, javën e ardhshme do ta vizitojë Kosovën për të parë nga afër punën që është bërë sa i përket reformave, posaçërisht rreth sundimit të ligjit dhe aspekteve tjera që ndërlidhen me të, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Procesi i vendimmarrjes për liberalizimin e vizave për Kosovën tashmë ka hyrë në një fazë dinamike. Të hënën ky proces ka kaluar në “duart” e Grupit Punues për Vizat (COWEB), i cili funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Ky Grup pritet që më 25 dhe më 26 shtator ta vizitojë Kosovën për të parë nga afër punën që ka bërë Kosova në sundimin e ligjit dhe në çështjet tjera që ndërlidhen me liberalizimin e vizave.

Pas kësaj faze çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën pritet të kalojë në instancën e dytë që quhet COREPER (Ambasadorët e Përhershëm në Këshill të BE-së), shkruan më tutje “Zëri”.

Menjëherë pas kësaj faze çështja e vizave do të kalojë për votim në Këshillin e Ministrave të shteteve anëtare të BE-së.

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës shprehen optimistë se këtë vit Kosovës do t’i hiqet regjimi i vizave për zonën Shengen, pasi janë përmbushur të gjitha kërkesat nga Bashkimi Evropian.

Në anën tjetër njohës të integrimeve evropiane thonë se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza tek në maj të vitit të ardhshëm….

Më Shumë

Tre të vdekur në Malishevë, dyshohet se u asfiksuan

Tre persona kanë vdekur në Malishevë si pasojë e zjarri në një shtëpi. Lidhur me rastin për Klankosova.tv u prononcua kryeprokurori i Gjakovës Enis Gashi. https://prizrenpress.com/421746-2h/ “Para...

Një defekt në rrjetin e ujësjellësit lë pa ujë disa fshatra të Malishevës

Një defekt i paraqitur në gypin furnizues me diametër 160 mm, në dalje të Gurbardhit, ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes...

Lajmet e Fundit