Pazar

Poezi nga Nina Selimaj.

Provoje, provoje, zonjë e nderuar
Sa mirë të rrika dhe ty, zotëri!
Janë maska të lehta, mbahen në duar
Shkon me çantën, me fustanin e ri.

Maska të bukura, të lira dhe të mira,
S’gjenden kund tjetër në këtë treg të zi.
Të veshin me nur në ditë të vështira;
Kjo për shoqen, kjo për burrin në shtëpi…

As këtë mos e lër, do të rrisi vlerat,
E do dhe këtë? Vetëm dy dollarë!
Pa shiko ç’ngërdheshje te këto të tjerat
Punonjës, pushtetarë këtu i kanë marrë.

I shikon përreth gjithë maskat e vëna?
Blerë prej kohësh, në modë akoma janë.
Pse qengji duhet të pijë në dy nëna
Kur ujqërit si dele i fusim në stan?

Maska, maska të bukura, të lira
U del miqve kryelartë, në dhjetra mënyra,
I shkelmon, i pështyn, i merr me të mira,
Sërish e sërisht të shkëlqen fytyra.

……
Blini maska të mira, të lira!…

Nina Selimaj , Shtator 2017

Më Shumë

Mbahet konsultimi publik për Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029 në Rahovec

Në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec është mbajtur konsultimi publik për Projekt-Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029, me pjesëmarrjen e qytetarëve, ekspertëve dhe përfaqësuesve...

Prizren: Kërkohet paraburgim për një të dyshuar për fajde, një tjetër në arrati

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale të fajdesë, ndërsa një person...

Lajmet e Fundit