6.2 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

DokuFest merr pjesë në Forumin e Parë Ndërkombëtar të Festivaleve të Filmit Mjedisor në Portugali

DokuFest është një nga 38 festivalet e filmit mjedisor nga e gjithë bota që do të marrin pjesë në Forumin e Parë Ndërkombëtar të Festivaleve të Filmit Mjedisor, që do të mbahet në Seia, Portugali, nga 13 deri më 15 tetor.

Forumi, i organizuar nga CineEco 2018 dhe Green Film Network (GFN) anëtare e së cilës është edhe DokuFest, është pjesë e edicionit të 24-të të festivalit të filmit mjedisor në Portugali dhe mbështetet nga Qendra Portugeze e Turizmit.

Gjatë këtyre tri ditëve, festivalet do të diskutojnë çështje të përbashkëta, do të forcojnë lidhjet dhe do të promovojnë reflektimin mbi rëndësinë e platformave audiovizuale që nxisin ndryshime të qëndrueshme shoqërore.

Në këtë marrin pjesë 38 festivale mjedisore nga 28 shtete: Shqipëria, Argjentina, Austria, Brazili (3), Kanadaja, Kolumbia, Kroacia, Republika Çeke, Republika Dominikane, Franca (3), Gjermania (3) Japonia, Kosova, Malajzia, Meksika, Mali i Zi, Rumania, Rusia, Serbia, Koreja e Jugut, Spanja (2), Zvicra, Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (3) dhe Portugalia.

Pjesëmarrësit ndërkombëtar nga këto shtete do të diskutojnë për çështjet mjedisore dhe të qëndrueshmërisë dhe do ti ndajnë eksperiancat e tyre në përdorimin e filmit, artit dhe komunikimit për ti adresuar këto. DokuFest do ta prezantoj programin GREEN të festivalit si dhe përdorimin e filmave mjedisor në programin vjetor përmes projekteve që nxisin kreativitetin dhe aktivizmin qytetar tek të rinjët.

Forumi i parë botëror i festivaleve të filmit mjedisor do të zhvillohet në Seia, Serra da Estrela, një rajon malor turistik i lidhur me turizmin e natyrës, promovimin e prodhimeve vendore dhe ngjarjet kulturore që theksojnë kulturat lokale./ KultPlus.com

Më Shumë

Shpallje të pavlefshme nga Kenan Idrizaj

Kenan Idrizaj, shpall të pavlefshme diplomat e mëposhtme: Diplomën e Fakultetit Juridik (Bachelor) – Kolegji "Fama". Diplomën Master, drejtimi: E Drejta Penale – Kolegji "Fama". Diplomën Master,...

Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjëhershëm

Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit në Hagë ka hyrë në fazën përfundimtare, pas më shumë se 33 muajsh shqyrtim provash dhe dëgjim të qindra...

Lajmet e Fundit