20.3 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Kuvendi i Komunës pro rikthimit të vitit 1878 në emblemën e Prizrenit

Kuvendi i Komunës (KK) së Prizrenit, në seancën e sotme vendosi për formimin e një komisioni për ndryshime statutare, që ka të bëjë me kthimin e pamjes së mëparshme të logos së komunës, në të cilën në rrethin e saj është viti 1878.
Propozimi për rikthimin e pamjes së emblemës ishte njëra nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës në KK.

Derisa asamblistët e subjekteve shqiptare pjesë e KK-së, në fjalimet e tyre thanë se rikthimi i vitit në emblemë nuk është në dëm të asnjë komuniteti, kolegët e tyre nga komuniteti turk e boshnjak çështjen e ndryshimit të emblemës së Komunës, e konsiderojnë të përfunduar.

Në këtë kontekst Memnuna Hajdini nga koalicioni “Vakat” ka kundërshtuar përfshirjen e kësaj çështjeje si pikë e rendit të ditës, duke thënë se për këtë ekziston një vendim i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Ensar Karamuqo ka thënë se si komunitet turk nuk është kundër askujt, por se do respektuar Kushtetuta e Kosovës.

Me 29 vota për dhe katër abstenime është vendosur për formimin e komisionit, që do të merret me ndryshimin e statutit të Komunës. Anëtarë të tij janë propozuar Shukri Quni, Fatmir Memaj, Ilir Baldedaj, Karafil Haxhillari dhe Sinan Aliaj, ndërsa subjektet minoritare KDTP, Vakat e NDS, do t’i sjellin emrat./gazetaeprizrenit/

Më Shumë

Në 37-vjetorin e rënies heroike, përkujtohet profesori Xhemajli Berisha në Prizren

Sot janë shënuar 37 vjet nga rënia heroike në altarin e lirisë e profesorit Xhemajli Berisha. Me këtë rast, në varrezat e lagjes Arbanë...

Kastrati: Synojmë që Malisheva të bëhet komuna më e pastër në vend

Ka nisur aksioni njëmujor për pastrimin e ambientit në Komunën e Malishevës, me moton “Për Malishevën e pastër”, i cili do të zgjasë gjatë...

Lajmet e Fundit