2 C
Prizren
E hënë, 19 Janar, 2026

Wilder – Fury, nuk mund ta imagjinoni vendin se ku do të organizohet konferenca e shtypit

Konferenca e parë e shtypit mes boksierëve Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të zhvillohet më 1 tetor në Nju Jork, në një aeroplanmbajtëse. Ka qenë një zgjedhje unike dhe e veçantë e organizatorëve, që do të mbledhin fansat e organizatorët në një anije që peshon mbi 25 mijë tonë.

Kjo konferencë shtypi do të jetë e para e një turi që do të vazhdojë edhe ditët në vijim.

Por konferenca e parë do të zhvillohet në “Intrepid Sea, Air & Space Museum Complex”, një ish-aeroplanmbajtëse, që tashmë është kthyer në muzeum dhe e parkuar në një port.

Më pas, dy boksierët do të udhëtojnë për në Los Anxhelos, ku do të zhvillojnë konferencën e dytë për shtyp, ndërkohë që ky është edhe qyteti ku dy boksierët e pamposhtur do të kryqëzojnë dorezat më 1 dhjetor, shkruan Telesport.

Kjo përballje është e vlefshme për titullin kampion bote të kategorisë WBC në peshën e rëndë, që mbahet nga Wilder (pritet që të zhvillohet edhe një konferencë e tretë në Londër). Stadiumi i “Staples Center” ku do të zhvillohet duel mban 21 mijë spektatorë, është stadium ku luajnë ndeshjet e tyre në NBA ekipet e Lakers dhe Clippers.

Më Shumë

Totaj emëron dy drejtorë të LDK-së në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar sot dy drejtorë nga radhët e LDK-së në pozita kyçe të administratës komunale. Florent Ukaj është...

Rahoveci 029 prezanton trajnerin e ri

Goran Samarxhiev nga Maqedoni e Veriut, është trajneri më i ri i Rahovecit 029. Rahoveci 029, të premten ka prezantuar trajnerin e ri, i cili...

Lajmet e Fundit