Liria shënon edhe një humbje

E pesta tore me radhë për Feronikelin ka ardhur sot në takimin e luajtur ndaj Lirisë në Drenas, takim në të cilin u shënuan plot 6 gola.

Fillimisht për epërsinë e vendasve shënoi Astrit Fazliu nga pika e bardhë, ndërsa epërsinë e dyshoi Lapidar Lladrovci në minutën e 30′,duke shënuar një gol me kokë pas krosimit nga Hoxha.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, Gashi i prizrenasve e ngushtoi disavantazhin e skuadrës së tij dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 2-1 në favor të Feronikelit.

Në pjesën e dytë të pranishmit në “Rexhep Rexhepi” panë edhe 3 gola, dy nga vendasit e një nga mysarët dhe kështu ndeshja u mbyll me fitoren e Feronikelit me rezultatin përfundimtar 4-2.
Me këtë tore skuadra nga Drenasi e ruan kreun e klasikimit, kurse Liria pas xhirove ka vetëm 6 pikë.

Më Shumë

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Lajmet e Fundit