Kryeministri Thaçi takon Hillary Clinton

hhKryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi gjatë pjesëmarrjes në punimet e konferencës vjetore të Nismës Globale Clinton (CGI) është takuar edhe me ish- Sekretaren Amerikane të Shtetit, znj. Hillary Clinton.

Me këtë rast, Kryeministri Thaçi e falënderoi ish Sekretaren Clinton për përkrahjen që i ka dhënë shtetit të Kosovës gjate mandatit të saj.

Kryeministri në mënyrë të veçantë vlerësoi lartë mbështetjen e ish Sekretares Clinton në procesin e konsolidimit dhe fuqizimit të shtetit të Kosovës në skenën ndërkombëtare, sidomos në procesin e njohjeve.

Më Shumë

Përurohet Kulla e Lirisë në Dobërdolan të Suharekës

Ish-komandantë të Zonave Operative të luftës së UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës, përfaqësues diplomatikë dhe qytetarë të shumtë, morën pjesë në përurimin...

Kryeziu: E di që ka qytetarë të revoltuar, të lodhur, që s’duan të dalin fare në zgjedhje – por Kosova mbrohet edhe me votë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje dhe zhvillimet...

Lajmet e Fundit