15 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Kontingjenti gjerman i KFOR-it largohet nga Prizreni, transferohet në Prishtinë

Sekretarja Parlamentare e Shtetit në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Maria Flachsbarth, dhe Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, Thomas Silberhorn edhe sot do të vazhdojnë vizitën në Kosovë.

Të dy së bashku do ta mbyllin kampin gjerman të KFOR-it në Prizren dhe në mënyrë simbolike do të hapin Parkun Invativ dhe Trajnues “ITP Prizren” për të cilin shfrytëzohet kampi fushor në Prizren, raporton RTKlive.

“Gjermania dhe ushtria gjermane (Bundeswehr-i) do të mbeten edhe më tej aktive në Kosovë. Pas një pranie 20-vjeçare në Prizren, Bundeswehr-i e transferon angazhimin e tij në Camp Film City në Prishtinë dhe mbetet edhe më tutje i aktiv në kuadër të KFOR-it. Në hapësirën e kampit fushor në Prizren do të ngritet Parku gjermano-kosovar Inovativ dhe Trajnues (ITP), i cili do të mbështetet me mjete të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë Federale gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim”, thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane në Prishtinë.

Gjatë vizitës së tyre, sekretarët parlamentarë do të takojnë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministrin e Financave, Bedri Hamza.

Në vazhdim të bisedave ata do të marrin pjesë në pritjen e Ambasadës Gjermane për Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, e cila këtë vit shënohet në frymën e 10-vjetorit jubilar të marrëdhënieve diplomatike në mes Gjermanisë dhe Kosovës.

Sot pasdite mbahet një apel i fundit i Bundeswehr-it tek Shadërvani në Prizren. Më pas, në mënyrë simbolike do të hapet Parku gjermano-kosovar Inovativ dhe Trajnues “ITP Prizren”.

Më Shumë

Qau pas humbjes ndaj Turqisë, Kryeziu: Për gjeneratën time, Kosova s’është vetëm ekip por histori, sakrificë e krenari

Ismet Kryeziu, nga KDI, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka kërkuar falje rreth reagimit që ai ka pasur pas humbjes së Kosovës...

Klea Gashi, MVP e finales në Kupën U18

Klea Gashi, me 26 pikë të shënuara, ishte liderja e KBF Bashkimit në fitoren e madhe në Kupën U18 Bashkimi është shpallur fituese e Kupës...

Lajmet e Fundit