10.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Sot ‘Panairi Vjeshtor i Librit’ synon lexuesit e rinj

Adhuruesit e librave kanë edhe një ofertë që t’i gjejnë veprat e preferuara në një vend. Kryeqytetit i është shtuar edhe një panair libri. Kolegji AAB me “Panairin Vjeshtor të Librit” mëton që këtë ngjarje ta bëjë një nga panairet më të frekuentuara të librit me vizitorë të rinj. Prej sot e deri të dielën, objekti i këtij kolegji do të mirëpresë rreth 50 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Aty do të jenë “Botimet KOHA”, “Dukagjini”, “Toena”, “Buzuku” e të tjera. Krahas shtandeve të librave do të ketë edhe promovime librash, punëtori e diskutime. Ceremonia e hapjes do të mbahet sot në orën 11:00.

Autori e gazetari Jusuf Buxhovi do të promovojë vëllimin e 6-të, 7-të dhe të 8-të të veprës kapitale “Kosova”. Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Hajdin Abazi, do të promovojë librin e tij “Takimi në Junik”.

Në bazë të një përshkrimi që i bëhet këtij Panairi në faqen zyrtare, thuhet se një prej qëllimeve kryesore është mbledhja në një vend e botuesve më seriozë të librit, jo vetëm në gjuhën shqipe.

Ky do të jetë panairi i dytë në kryeqytet, pas atij tradicional që mbahet në qershor.

Më Shumë

Një person në Prizren raporton se i është zhdukur gruaja, nuk u kthye më pasi shkoi në punë

Një person në Prizren ka raportuar në Polici se i është zhdukur gruaja. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ajo ka shkuar të shtunën në...

Komuna e Prizrenit paralajmëron aksion për largimin e mallrave pa leje nga hapësirat publike

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nga data 16 prill 2026 do të nisë një aksion për largimin e mallrave të ekspozuara pa leje...

Lajmet e Fundit