Disfata në Bavari, Merkeli premton të rifitojë besimin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, premtoi të hënën se do të rifitonte besimin e zgjedhësve. Reagimi i saj vjen pasi përplasjet brenda koalicionit të saj qeverisës, të përbërë nga 3 parti, u fajësuan për humbjet e rënda të partnerëve në zgjedhjet në Bavari.

Duke iu rikthyer një viti të trazuar që pasoi zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, që u përvijuan nga bisedime të dhimbshme për krijim koalicioni, shoqëruar nga përplasje mbi emigracionin, ajo pranoi se shumë besim ishte humbur.

Mësimi i saj nga zgjedhjet e së dielës në Bavari, ku partnerët e saj qeverisës të CSU-së dhe SPD-së pësuan humbje të rënda, ishte i konsiderueshëm.

“Si kancelare, unë duhet të bëj më shumë për të garantuar që besimi të rikthehet. CDU-ja dhe simotra e saj bavareze, CSU, duhet të veprojnë tashmë të bashkuara”, tha Merkel, transmeton Tch.

Partitë qeverisëse u shokuan jo pak gjatë zgjedhjeve të së dielës, pas rënieve të konsiderueshme të pësuara. Fituesit më të mëdhenj ishin “Të gjelbrit” në opozitë, që u bënë partia e dytë më e madhe në Bavari.

Ndërsa “Alternativa për Gjermaninë”, e ekstremit të djathtë, mori 10 për qind të votave, që u prit me entuziazëm nga udhëheqësit e djathtë evropianë, përfshirë Marine Le Pen në Francë dhe Matteo Salvinin në Itali, sipas të cilit në Bavari kishte fituar ndryshimi.

Më Shumë

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Kontrolle intensive në Prizren: Shkyçje të konsumatorëve me borxhe dhe ndalim i lidhjeve ilegale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet kujdestare të kontrollës po vazhdojnë edhe gjatë ditëve të vikendit me aksione...

Lajmet e Fundit