Hazard thotë se mund ta përfundojë karrierën te Chelsea

Eden Hazard ka thënë se nuk do ta kishte problem të pensionohej te Chelsea, pavarësisht interesimit nga Real Madridi.

27 vjeçari është lidhur me një transferim në Santiago Bernabeu, pasi që kampionët botërorë po e kanë të vështirë që ta zëvendësojnë Cristiano Ronaldo-n i cili kaloi te Juventusi gjatë verës.

“Mund ta përfundoj te Chelsea, nuk përbën fare problem”, ka thënë belgu për Sky Sports.

“Jam shumë i lumtur me këtë klub, me këtë ekip, familja ime është e lumtur këtu”.

“Andaj, nëse nuk shkoj në Spanjë nuk është problem. I dua fansat – mendoj që edhe fansat më duan mua! Çfarë ndodh në të ardhmen, do të jem i lumtur, kjo është e tëra”.

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Lajmet e Fundit