Prizren: Një muaj paraburgim pasi shiste, blinte e shpërndante drogë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraqitjes në Stacionin Policor prej një (1) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale I.G. nga Studenqani.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psioktrope dhe analoge nga neni 273 parag.1 të KPRK-së, e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 17.10.2018, dhe do të zgjasë deri më datën 17.11.2018.

“I pandehuri me inicialet e lartë përmendura dyshohet se me datën 17.10.2018 rreth orës 20:08 minuta, në hyrje të fshatit Studenqan – Komuna e Suharekës, i pandehuri pa autorizim posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substanca psikotrope të dyshuara si marihuanë të cilat me ligj janë shpallur si narkotik në atë mënyrë që pas një kontrolli të automjetit i cili drejtohet nga i pandehuri janë gjetur dy kavanoza plastike të mbushura me substanca psikotrope të dyshuara të llojit marihuan me peshë prej 29.1gram dhe 78.4 gram dhe një cigare e mbushur me substancë e dyshuar të llojit marihuan me peshë prej 1.17 gram të cilinë ka tentuar ta konsumoj gjatë kontrollit, si dhe një pako me filtër (rizlla) me mbishkrim OCB”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Lajmet e Fundit