Prizren, lëndohet polici gjatë ndjekjes së hajnave

Policia ka njoftuar se mbrëmë në mesnatë policia është informuar për një vjedhje në një shtëpi në rrugën “Ilirët” në Prizren.

“Njësiti patrullues i është përgjigjur rastit dhe ka shkuar në shtëpinë ku dyshohej se po kryhej vjedhja. Banorët e asaj shtëpie nuk ishin prezent .Me të hyrë në oborrin e shtëpisë tre të dyshuarit A.B, L.F dhe F.S, pasi kanë vërejtur patrullën e policisë kanë filluar të largohen në drejtim të rrugës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, policia ka njoftuar se pas ndjekjes së personave të dyshuar, zyrtarët policor kanë arritur të ndalojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin A.B, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë larguar.

Policia ka njoftuar se gjatë ndjekjes së personave të dyshuar, njëri zyrtarë policor ka pësuar lëndime në këmbë.

Zyrtarët policor tek personi i arrestuar kanë gjetur bizhuteri si dhe gjësende tjera të vjedhura nga ajo shtëpi.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari A.B të ndalet në mbajtje për 48. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit policor”, njofton policia.

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Lajmet e Fundit