Malisheva e Mamusha bisedojnë për bashkëpunim

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune, kryetarin e Komunës së Malishevës, Abdülhadi Krasniç, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunim të ndërsjellë në fusha të ndryshme mes dy komunave.

Fillimisht kryetari Begaj, e ka falënderuar kryetarin e Mamushës për vizitën, e më pas kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në fushat e ndryshme mes dy komunave, si dhe të dy kryetarët kanë biseduar edhe për investimet në këto dy komuna dhe për sfidat me të cilat përballen komunat.

Begaj e Krasniç, u pajtuan për bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e administratës, me qëllim të shkëmbimit të përvojave mes dy komunave, në fushën e shërbimit të teknologjisë informative.

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Lajmet e Fundit