8.7 C
Prizren
E shtunë, 25 Tetor, 2025

Çeku kërkon mbështetjen e Limajt për Prishtinën

AgimCeku-interaktivKandidati i PDK-së për Prishtinën, Agim Çeku dëshiron të lë pas historinë me vendbanimin e tij dhe të fokusohet në garën për Prishtinën.

Duke folur në Interaktiv të KTV-së, ai e ka pranuar që “letrat” e Prishtinës i ka marrë vetëm më 4 shtator, dhe se shtëpia e tij në “Veternik” është diku mes Prishtinës e Çagllavicës.

Ai tha se PDK do të paguajë shpenzimet e postës për të shpërndarë 50 000 pyetësorë nëpër kryeqytet, në bazë të të cilëve ai synon të krijojë programin.
I anëtarësuar së fundi në PDK, Çeku tha se Fatmir Limaj është “brum” i PDK-së dhe kërkoi përkrahjen e tij. “Nuk besoj se ai do të bëjë thirrje kundër PDK-së në Prishtinë. Unë pres që ai publikisht të përkrahë kandidaturën time në Prishtinë”, ka thënë Çeku.

Ai konfirmoi se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje nga posti i ministrit të FSK-së, duke pohuar se do të ketë kohë për të dyja. Çeku nuk po e mendon aspak humbjen, duke pohuar se nga FSK-ja do të largohet me 4 nëntor, pasi ta fitojë Prishtinën.

Më Shumë

Çikat e Bashkimit shkëlqejnë në Prishtinë

Bashkimi ka dalë fitues me rezultat bindës 96:74 (26:18, 31:12, 23:17, 16:27) ndaj Trepçës, në kuadër të Superliga Femrat, raporton PrizrenPress. Prizrenaset vendosën ritmin e...

Përkujtohet poeti Abdullah Thaçi

Është përkujtuar poeti, Abdullah Thaçi, në dhjetëvjetorin e vdekjes së tij. Shkrimtari dr. Xhevat Sylaj, e  vlerësoi trashëgiminë letrare të Thaçit: “Pas ndarjes nga jeta para...

Lajmet e Fundit