Kilaj shpalosi programin për Malishevën

PDK-Kilaj-malisheveKryetari i Degës së Partisë Demokratike dhe njëherësh kandidati për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, në mbledhjen e së shtunës, ka paraqitur programin PDK-së për Malishevën, i cili do t’i ofrohet votuesve të qytetit.

Në prezantimin e tij, Kilaj, tha se tri janë fushat kryesore të qeverisjes së Malishevës. “Infrastruktura, zhvillimi ekonomik (me theks të veçantë bujqësia) dhe mbrojtja e ambientit”, tha Kilaj. Të gjitha projektet dhe formën e realizimit të tyre, Kilaj, i ka prezantuar, duke përfshirë edhe financimin.

Gjithashtu, u njoftua edhe me aktivitetet tjera të PDK-së, në terren, bazuar në raportet e 1500 aktivistëve, ku u konstatua se fitorja e PDK-së dhe e kryetarit Kilaj, është e padiskutueshme dhe pa balotazh.

“Pavarësisht zhvillimeve të fundit, në PDK ka prurje të reja, të vazhdueshme, dhe përqindja e fitores, pritet të jetë më e thellë se ajo në zgjedhjet e fundit parlamentare, kur PDK fitoi mbi 65% të votave të përgjithshme”, thuhet në kumtesë të PDK-së në Malishevë.

Në të gjitha nëndegët e PDK-së, janë formuar shtabet zgjedhore dhe janë ndarë detyrat për përgatitje të fushatës elektorale, përderisa u kërkua që gjatë fushatës, aktivistët e PDK-së, të merren vetëm me vlerat e PDK-së dhe me ofertën e prezantuar sot, për qytetarët e Malishevës.

Programi në tërësi i PDK-së, për qeverisjen e Malishevës, në katër vitet e ardhshme, do të jetë në dorën e votuesve, nga dita e prezantimit zyrtar të kandidatëve për Asamblenë Komunale, në fillim të fushatës elektorale./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit