Anëtari i VV-së në Prizren që inicioi peticionin për kthimin e Shefqet Krasniqit në Xhaminë e Prishtinës

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Arian Xhezairi ka iniciuar peticionin për rikthimin e Shefqet Krasniqit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Ai, më 11 nëntor, përmes një postimi në Facebook, ka ftuar njerëzit që ta nënshkruajnë këtë peticion, në mënyrë që Shefqet Krasniqi të rikthehet të ligjërojë në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Xhezairi u anëtarësua në Vetëvendosje në gusht të vitit të kaluar, ndërsa në zgjedhjet lokale kandidoi për asambleist në komunën e Prizrenit nga po kjo parti.

Me Xhezairin, Vetëvendosje pretendonte t’i rriste gjasat për ta fituar garën për Prizrenin në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.

Megjithatë, ai vetë nuk arriti të fitonte, meqë mori vetëm 383 vota. /Insajderi.com

Më Shumë

Vrasja e imamit në Dragash: Paraburgim për të dyshuarit, dyshohen për vrasje mizore dhe mosdhënie ndihme

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj dy të pandehurve, B.H....

Vrasja në Zlipotok të Dragashit: Viktimë imami i fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lajmet e Fundit