17.9 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Fjala përfundimtare në gjykimin për keqpërdorim të mjeteve në manifestimin për dëshmorin

Në Gjykatën e Prizrenit sot pritet të jepet fjala përfundimtare në gjykimin e ish-drejtorit të Arsimit të Komunës së Prizrenit, Nexhat Çoçaj, i akuzuar për keqërdorim të mjeteve gjatë manifestimit për dëshmorin Remzi Ademaj.

Pos Çoçajt, në këtë rast të akuzuar janë edhe Bekim Thaçi dhe Bedri Çejku.

Ata akuzohen nga Prokuroria Themelore në Prizren se kanë keqpërdorur mjetet e ndara për manifestimin “Java e Remzi Ademajt”, i mbështetur nga Komuna e Prizrenit.

Fjala përfundimtare ishte e paraprë të jepej më 2 nëntor por një ditë më parë prokurori i çështjes, Mehdi Sefa, kishte dorëzuar një parashtresë në Gjykatë, nëpërmjet së cilës e ka njoftuar se për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, është detyruar të marrë pushim mjekësor.

Gjykata Themelore Prizren kishte shpallur aktgjykim dënues, ashtu që i akuzuari Çoçaj ishte dënuar me 3 vjet burg, ndërsa Thaçi me 14 muaj e Çejku me 6 muaj burg.

Por Gjykata e Apelit rastin e kishte kthyer në rigjykim, me arsyetimin e se kemi të bëjmë me dy ekspertiza të ndryshme dhe në kundërthënie me njëra-tjetrën.

www.kallxo.com

Më Shumë

Bashkimi një hap më afër finales

Bashkimi përgjigjet fuqishëm në Prizren, duke mposhtur Borën 88-73 dhe duke kaluar në epërsi 2-1 në serinë gjysmëfinale. Bora e nisi më mirë çerekun e...

Osmani me Haxhi Avdylin në Has, marrin pjesë në festivalin tradicional “Hasi Jehon”

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në Gjonaj të Hasit, ku i është bashkuar festimeve në kuadër të festivalit tradicional “Hasi Jehon”. Përmes...

Lajmet e Fundit