23.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Impianti i parë i ujërave të zeza funksionalizohet në Vlashnjë

Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidrorajoni jugor” ka paralajmëruar funksionalizimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Vlashnjë të Prizrenit gjatë vitit të ardhshëm.

Në njoftimin që u është shpërndarë konsumatorëve të kompanisë, “Hidrorajoni jugor” ka bërë të ditur se ky projekt ka kushtuar 20 milionë euro. Në të njëjtën kohë është theksuar se Prizreni do të jetë qyteti i parë në Kosovë që i trajton ujërat e zeza me një impiant të tillë, shkruan sot Koha Ditore.

“Që nga shkurti i vitit të ardhshëm një pjesë e madhe e ujërave të zeza në Prizren do të trajtohen në impiantin e ujërave të zeza. Ky do të jetë impianti i parë i kësaj madhësie në vend, me lokacion në Vlashnjë të Prizrenit”, shkruan në fletën informuese të kësaj kompanie.

Më Shumë

Nis sonte Hasi Jehon 2026 në Gjonaj

Sonte hapet edicioni i 37-të i festivalit folklorik “Hasi Jehon 2026”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajonin e Hasit. Festivali do të...

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast, shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore. Lajmin u konfirmua nga...

Lajmet e Fundit