Kabashi vizitoi fshatin Kushnin dhe Krajk të Hasit

Luli ne hasKandidat i koalicionit AAK-LDD, për kryetar të Prizrenit, Lulëzim Kabashi, është takuar me strukturën e partisë së tij dhe banorët e fshatit Kushnin të Hasit.

Ai në këtë takim prezantoi programin e tij zgjedhor. Banorët e fshatit Kushnin, ndërkaq kanë treguar problemet me të cilat ata balallafaqohen.Kabashi premtoi se nëse të gjitha problemet e qytetarëve do të përfshihen në programin e tij të qeverisjes.

Kabashi po ashtu është takuar edhe me banorët e fshtit Krajk. Banorët e këtij fshati kanë kërkuar nga kabashi që që si kryetar i ardhshëm i Prizrenit të ketë parasysh kërkesat e tyre për rregullimin e furnizimit me ujë të pijes, ndërtimin dhe rregullimin e trotuarëve, ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës dhe një qendreje sportive, inspektimin e ujërave të zeza, rregullimin e sistemit të ujitjes së tokave bujqësore dhe investime në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Kabashi, theksoi se krejt këto kërkesa do të realizohen gjatë katër vjetorit të ardshëm, si kryetar i ardhshëm i Prizrenit, pasi që edhe në programin qeverisës të tij si pikë kryesore është zhvillimi ekonomik, e përmes zhvillimit ekonomik parashihen edhe investime në sektorin e bujqësisë./PrizrenPress.com/

/PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit