11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Gjuha shqipe dhe Mujë Rugova!

OpinionLavdim Klinaku

Nëse Universitet i Prishtinës nuk ka vepruar asnjëherë në formën e duhur , këtu përjashtohet veprimi i tij(Universitetit ) për t`futur si lëndë obligative “Kulturën e Gjuhës” në të gjitha fakultetet, e për të cilën gjë, ish Rektori Rugova duhet të përgëzohet , padyshim !Realisht një gjë e tillë për njerëz që vijojnë fakultete nuk do të ishte e nevojshme, për faktin se është jashtëzakonisht e mjaftueshme për dymbëdhjetë vite shkollim të nivelit fillor dhe të mesëm, që të përvetësohet një gjë e tillë . Por, duke parë nivelin e shkollimit, dhe kriteriumin e të gjitha niveleve, perfundimisht është një gjë për të cilën duhet lavdëruar ish Rektorin !

Mësimet e bëra nga cilado lëmi, nga cilido libër : Fizikë , Kimi , Biologji , Edukata fizike, e të gjitha të tjerat, nepër fakultete, e shkolla të çfarëdo niveli ; ato( librat) janë të lekturuara nga dikush , dhe si të tilla ato nuk guxojnë të kenë gabime në të shkruar. Dhe, si rezultat i saj do të duhej qe jo vetëm ata që shkruajnë, por edhe ata që lexojnë ta përvetesonin kulturën e shkrimit dhe të gjuhës, ndonëse jo 100 % (përqind). Por, këtu lind pyetja : A mos vallë këta njerëz kanë përfunduar shkollimin pa lexuar fare ? ?

Duke parë nivelin e tyre në të shkruarit e bastarduar (mjerisht), duke bërë kështu një shkarravitje ekstreme t`gjuhës , që shpesh herë nuk është e kuptueshme se cilës gjuhë realisht i takon ajo që ne po shohim; kudo , në rrugë , në restorane , hotele , lokale afariste, n`komuna, në Qeveri, në media etj etj.
Paramendojeni në epiqendër të Prishtinës, shenohet në këtë mënyrë ,rruga “ Eqrem Qabej “. I njëjti gabim përseritet në Vushtrri , tek ajo qe quhet “Portal Informativ i Komunes” përmes rrjetit social “Facebook” , me rastin e përurimit të Gjimnazit me po të njëjtin emër .

Madje, tmerri i tmerreve është, kur kjo vije nga mësimdhënësit ,e të gjitha niveleve ( duke mos perjashtuar nga kjo listë edhe një pjesë shumë te madhe të atyre në nivelin universitar ) dhe nga mediat që janë pasqyrë për opinonin . Atëhere shtrohet pyetja: ç`presim ne në te vërtetë??? Cilat janë synimet tona, kur nuk dijmë te shkruajmë si duhet ???

Para pak kohe, mua me rastisi të shihja një librezë nxënësi , në të cilën, atij, per suksesin me notën katër (4) , i ishte shkruar “Shumir” (paramendojeni) dhe jo vetëm në një vend, ku do të mund te vlerësohej si gabim nga lodhja e tepërt, por ,kur unë hap me tutje, e shoh se në te gjitha vendet është njësoj , dhe që më dha të kuptoja se nuk ka qenë ndikimi i lodhjës…por eshte në pyetje diçka tjetër! Aq rëndë e përjetova këtë, saqë gjatë bisedave me miq, si per ironi, permenda njerëzit me autoritarë të paradokohshëm që do të bëheshin nxënësit me notën katër (4), vetëm duke e zëvendësuar shkronjën ”I” me shkronjën “A”, është e kuptueshme besoj . Dhe unë, duke e parë si jo etike te njollosja “autoritetin“ e tij/saj , e mbaja në mënyrë anonime emrin për të cilin realisht flisja, rastet e tilla nuk janë të pakëta , fatëkeqësisht !

Gabimet më të shpeshta që hasim ne në mediat tona janë: mospërshtatshmëria e mbiemrit me emrin , kryesisht në numër ,e raste më të rralla janë edhe ato në gjini , disa raste që më kanë rënë në sy kohëve të fundit janë: lojtarët fundor , shfrytëzuesve shtëpiak, faktorët politik etj , Pra, është dashur që të shënohen drejt: punëtorët arsimorë, shfrytëzuesve shtëpiakë, faktorët politikë, duke ia shtuar mbiemrit shkronjën “ë” për t`i dhënë trajtën e shumësit , ashtu siç është edhe emri në rastin konkret .

Përdorimi i emrave të përgjithshëm, i titujve,gradave shkencore me shkronjë të madhe

E çka është më e rëndë , kur përdoren emrat e huaj në trajtën e pashquar , po i sjell disa shembuj për ta ilustruar në mënyrë më të detajuar : 1.Qeveria e Kosovës përshëndet deklaratën e Bush dhe Merkel. 2. Nuk u pendova që zgjodha Liverpul. 3. Emisioni u mundësua nga butik Charli. Pra , është dashur të shkruheshin : “Qeveria e Kosovës përshëndet deklaratën e Bushit dhe Merkelit” në rastin tjetër do të duhej të ishte “nuk u pendova që zgjodha Liverpulin” , dhe në shembullin e fundit “emisioni u mundësua nga butiku Charli”.

Dituria dhe shkenca, thoshte Sami Frashëri , i jep njeriut një armë në dorë, edukata e stërvitë në përdorimin e asaj arme, ndërsa njeriu që nuk është i zoti të përdorë armën, po t’i jipet në dorë mund të vrasë shokët e vet . Andaj mundohuni … ta përdorni armën si duhet, dhe ta qëlloni cakun, se, po nuk e qëlluat cakun, rënditen pasojat !!

 

Më Shumë

Vdes në QKUK personi që u aksidentua javën e kaluar në Prizren

Ka vdekur në QKUK personi i cili u aksidentua gjashtë ditë më herët në Prizren. Policia ka bërë të ditur se viktima ishte duke u...

Futbollisti i Malishevës dënohet me tri ndeshje

Futbollisti i Malishevës, Rilind Haziraj, nuk do të mund të paraqitet për skuadrën për tri ndeshje.  Kjo pasi ai është dënuar nga Komisioni Disiplinor dhe...

Lajmet e Fundit