13.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

MKRS bën gati 20 mijë euro për renovimin e shtëpisë së Adem Demaçit më 2019

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit planifikon të ndajë 20 mijë euro për renovimin e shtëpisë së Adem Demaçit në Prishtinë për vitin e ardhshëm.

Shuma e caktuar për renovimin e shtëpisë së Demaçit figuron edhe në projekt-buxhetin e Qeverisë për vitin 2019.

Në tetor të këtij viti MKRS ka bërë të ditur se në mesin e aseteve të reja që do të futen në listë të përkohshme të mbrojtjes është përfshirë edhe shtëpia e Demaçit në Prishtinë.

Shtëpia e lindjes e Adem Demaçit, shtëpia e Adem Demaçit, Qendra Tregtare Gërmia – Prishtinë, Selia e Shtabit të Brigadës 121 Komandant Kumanova, Kompleksi Memorial Mujë Krasniqi, Shtëpia Muze e Fadil Vatës, Shtëpia e Kulturës në Runik dhe disa objekte të tjera të cilat tashmë gëzojnë status të ndërtesave/aseteve të mbrojtura sipas Ligjit për Trashëgimi Kulturore”, janë disa asete, që së bashku shtëpinë e Demaçit në Prishtinë kanë hyrë, sipas MKRS në listë të përkohshme të mbrojtjes.

Adem Demaçi, shkrimtar dhe publicist është një nga fytyrat qendrore të rezistencës shqiptare të Kosovës në ish-Jugosllavi.

Për shkak të veprimtarisë politike në mbrojte të të drejtave të shqiptarëve ai u burgos disa herë duke bërë 28 vjet burg në burgjet e ish-Jugosllavisë.

Pas daljes nga burgu e vazhdoi veprimtarinë e tij deri pas çlirimit, duke kontribuar në mënyra të ndryshme.

Më Shumë

Malisheva mobilizohet kundër EHKK-së, formohet shtabi emergjent

Me vendim të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, është formuar Shtabi për menaxhimin e situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK), me qëllim...

Haxhi Avdyli kërcënohet me dajak në Facebook

Haxhi Avdyli i cili do të kandidoj në listën e LDK-së, si pjesë e ekipit të Vjosa Osmanit, ka publikuar në Facebook një kërcënim...

Lajmet e Fundit