13.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e çerdhes në fshatin Ratkoc

Kryetari i komunës, Smajl Lafiti dhe Jetullah Kabashi, Shefi i Zyrës së Prokurimit, në prani Drejtorit Komunal të Arsimit dhe Rumir Zhuniqi, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit kanë nënshkruar kontratën me Kujtim Thaqi, pronar i NPN “Euroing” e cila do të bëjë ndërtimin e çerdhes në fshatin Ratkoc.

Pas nënshkrimit të kontratës kryetari Latifi është shprehur se një nga zotimet e mia kryesore para qytetarëve ishte se Rahoveci do të bëhet me katër çerdhe të reja.

“Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, nënshkrova kontratën për fillimin e punimeve për ndërtimin e çerdhes së re në Ratkoc. Çerdhja në Rahovec është duke u ndërtuar, kurse për vitin tjetër janë në plan edhe çerdhet në Krushë të Madhe e Xërxë. Edukimi është e drejtë themelore për fëmijët, kurse për mua dhe qeverisjen time është prioritet”, ka potencuar ndër të tjera kryetari Latifi.

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren

Një grua është raportuar e zhdukur në Prizren.   Sipas raportit të policisë, e njëjta është larguar nga shtëpia më 3 maj rreth orës 15:00. Rasti nën...

Kujtim Gashi nuk kandidon për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Gashi, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit. Përmes një njoftimi...

Lajmet e Fundit