8.7 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Krimet e luftës në Krushë, dëshmi të reja kundër Darko Tasiqit (VIDEO)

Darko Tasiq u përballë sot me një dëshmitar bindës.

Serbi që po gjykohet me akuzën për krime lufte u përball me rrëfimin e Kadri Muharremit, i cili ia tha në sy ta ketë parë duke shtënë me armë në kamionin e mbushur me civilë në Krushë të Vogël.

Në këtë mjet, sipas Muharremit, kishte kufoma, por edhe njerëz të gjallë. Ai tha se në këtë masakër, nuk u kursyen as fëmijët, pleqtë e invalidët.

Muharremi që tha se nuk ishte më larg se 100 metra nga vendi i ngjarjes është bërë pishman pse nuk bëri gjë, atë ditë.

Gjatë seancës së të enjten në Prizren, pati momente të shumta me tensione.

 

 

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari në Rahovec, gjuajti me armë zjarri

Në fshatin Guri i Kuq, në komunën e Rahovecit, më 25 prill 2026 rreth orës 13:45, është raportuar një incident me përdorim të armës...

Përkujtohet Komandant “Ftyra”

Nën organizimin e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së – dega në Malishevë, është mbajtur...

Lajmet e Fundit