14.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Dekada e Re alternativa më e mirë për qeverisjen e Prizrenit


Partia Demokratike e Kosovës dega Prizren, që nga fillimi i procesit zgjedhor brenda partiak, me një intensitet të lartë të punës, ka zhvilluar dhjetëra takime me struktura të PDK-së në disa prej nëndegëve.

“Gjatë këtyre takimeve, aktiviteteve, vërehet një entuziazëm i jashtëzakonshëm i strukturave, aktivistëve, simpatizantëve e përkrahësve për të dhënë kontribut në Partinë Demokratike të Kosovës, e cila udhëhiqet nga vizioni i lidershipit të saj Kadri Veseli, gjithnjë në frymën e fuqizimit të filozofisë politike, programatike të Dekadës së re, e cila mbështetet në moton e Zhvillimit, Besimit dhe Integrimit”, thuhet në komunikatën e kryetarit të Komisionit Zgjedhor, Samir Hoxha.

“Në kuadër të këtij procesi zgjedhor deri më tani janë mbajtur 12 Kuvende Zgjedhore nëpër nëndegët e PDK-së në Komunën e Prizrenit, ku këtij procesi zgjedhor i janë nënshtruar rreth 1200 anëtar”.

“Poashtu, këtyre aktiviteteve zgjedhore platformës Dekada e re i janë bashkuar qindra të rinjë dhe të reja të profileve dhe profesioneve të ndryshme, të cilët duke u bërë pjesë e platformës së PDK-së synojnë fuqizimin, dhe forcimin kadrovik të të gjitha niveleve të organizmit të PDK-së”.

“Gjithashtu, në përmbushje dhe zbatim të planit dinamik zgjedhor të degës së PDK-së në Prizren janë planifikuar të mbahen mbi dhjetë kuvende gjatë ditëve në vijim”.

“Me këtë rast, dega e PDK-së në Prizren dhe Komisioni Lokal Zgjedhor fton antarësinë, strukturat dhe të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit të cilët besojnë ne Dekaden e Re, që t’i bashkëngjiten procesit zgjedhor të PDK-së si e vetmja alternative politike për qeverisjen e mirë në Komunën e Prizrenit”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nis edicioni jubilar i festivalit “Anadrinia Jehon” në Rahovec

Në Rahovec ka nisur edicioni jubilar i 25-të i Festivalit Folklorik “Anadrinia Jehon”, i cili po zhvillohet me pjesëmarrjen e ansambleve dhe shoqërive kulturo-artistike...

“S’e kemi propozuar Nait Hasanin e as të tjerët..”, Totaj thotë se në listë nuk janë ata që dyshohen për manipulim me vota

Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili në zgjedhjet e 28 Dhjetorit ishte në mesin e personave ku dyshohet për manipulim të...

Lajmet e Fundit