5.5 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Diagnoza e sëmundjes në gurbet

Abdullah V. Thaçi

Një ditë takova një plak
E pyta pa të keq,
Sa vite ke që je n’gurbet?!
Nuk e di sa ke ti?
Por, unë erdha njomak e tash jam tetëdhjet!
Ja ktheva me dashuri,
Po dukesh djali i ri!
Ma ktheu, u plaksh dhe ti.
Nuk e lash me kaq
Vazhdova i thash,
Me shëndet mirë je?
Mirë tha, por diku e kam një dhembje të fsheht
Që ma ndal frymën e s’më le të qetë
Sa ishim në robëri ëndërr e kishim lirinë,
E tash në liri na vranë edhe ëndërrën për jetë!Po të duket e trishtë…?
Por vetë ma kërkove ta dish!
Besoj tash e mësove diagnozën e sëmundjes që kam?!
Ajo që po më vret ngapak në secilën ditë!

Më Shumë

Kosova në një moment reflektimi të thellë

Nga Shaqir Totaj Kosova nuk është ndërtuar lehtë. Ajo është produkt i një rruge të gjatë sakrifice, përpjekjeje dhe besimi të palëkundur në liri. Nga...

Ukaj i LDK-së me kërkesë për Abdixhikun: Fute Agim Veliun në listë për deputetë

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Xhavit Ukaj, i ka bërë thirrje kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që për zgjedhjet e reja ta...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit