3.6 C
Prizren
E hënë, 2 Mars, 2026

Vit i pafavorshëm për viza

Pavarësisht zotimeve të njëpasnjëshme të krerëve institucionalë se viti 2018 do të përmbyllej me liberalizimin e vizave për Kosovën, një gjë e tillë nuk ndodhi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Përkundrazi, ky proces sipas ekspertëve të procesit të integrimit rrezikon të mos finalizohet as përgjatë këtij viti. Kjo pasi që prej 1 janarit (2019) Rumania, e cila nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur, ka marrë “timonin” e presidencës së Bashkimit Evropian.

Por situata e pafavorshme për Kosovën nuk ndërlidhet vetëm me këtë çështje. Në vështirësimin e rrugëtimit për liberalizim, sipas njohësve të procesit të integrimit, do të ndikojnë zgjedhjet që pritet të mbahen për Parlamentin Evropian (PE) gjatë muajit maj.

Në anën tjetër, zëvendëspresidenti i PE-së, Rainer Wieland, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se nuk mund të premtohet kurrfarë datë se kur mund të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën.

Më Shumë

Çahet toka në “Tusus” të Prizrenit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e lagjes “Tusus” të Prizrenit janë të shqetësuar për faktin se toka në këtë pjesë, po çahet dita-ditës, dhe të po ndihen...

P.C Prizreni shkatërron Kerasanin

Proton Cable Prizreni ka regjistruar një fitore të thellë ndaj Kerasanit me rezultat 81:52, në kuadër të javës së 14-të të Ligës së Parë...

Lajmet e Fundit