Flet i ftuari nga Gjykata Speciale: Besoj në luftën e drejtë të UÇK-së


Ish- drejtori i Drejtorisë politike të UÇK-së për Zonën e Pashtrakut, prof.dr. Sabahajdin Cena, do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.

Ai, nuk dyshon në luftën e pastër të UÇK-së.

“Jam i gatshëm të paraqitëm, sepse kemi bërë luftë të drejtë”, tha Cena për RTK-në, transmeton “PrizrenPress”.

Cena, muajn e kaluar, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, që më datë 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar për t’u intervistuar lidhur me aktivitetin dhe angazhimin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“ Ftesën e kam pritur si shumë normale, sepse unë jam luftëtare i UCK-së nga strati”.

“Jam i gatshëm që të përgjigjem për luftën time, ma merr mendja burrërore dhe heroike për qëndrimin tim si intelektualë gjatë luftës”.

Cena tregon se në ftesë nuk është definuar se në çfarë cilësie është ftuar nga Specialja

“Në ftesë nuk është e definuar se në çfarë cilësie jam ftuar, por pavarësisht kësaj unë jam i gatshëm të paraqitem”.

Ish- drejtori i Drejtorisë politike të UÇK-së për Zonën e Pashtrakut, prof.dr. Sabahajdin Cena, tregon se pavarësisht kohës, çdo gjë e luftës i kujtohet.

“Nuk ka milimetër që nuk më kujtohet. Ka mundësi që ndonjë storie ndoshta e kem harruar, por nëse ata me pyetjet e tyre më ndihmojë do të më kujtohet dhe përgjigjem “, shprehet ai.

“Kemi zhvilluar një luftë të drejtë, sepse nuk kemi shkuar të luftojmë në Kralevë, por e kemi mbrojtur Rahovecin e Kosovën.

Cena kërkon nga të gjithë ata që kanë marrë dhe do të marrin ftesa të tilla t’ju përgjigjen Gjykatës Speciale.

“Kemi zhvilluar një luftë të drejtë, prandaj duhet të mbrojmë luftën tonë çlirimtare”, tha Cena./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mallorca vendos çmimin për Muriqin, prizrenasi drejt largimit

Krerët e Mallorcas raportohet se tashmë kanë përcaktuar çmimin për kartonin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili pritet të largohet...

Totaj për qeverinë: 400 milionë euro pagesa sociale na 2022-ta, s’luftohet varfëria me varësi të qytetarit nga qeveria

Kryetar i Prizrenit, Shaqir Totaj ka kritikuat qeverinë e Kosovës për pagesat sociale që, sipas tij, veçse krijojnë varësi të qytetarëve te qeveria ndërsa...

Lajmet e Fundit